Ndërlidhjet

Hetimet për pretendimet e mbushjes së kutive vazhdojnë


Rezultatet preliminare të Koalicionit të Organizatave Joqeveritare Demokraci në Veprim, për procesin e zgjedhjeve parlamentare 2014, flasin për një proces të lirë, të barabartë, të drejtë dhe gjithëpërfshirës.

Në një konferencë për media, Ismet Kryeziu nga Koalicioni Demokracia në Veprim konsideron se zgjedhjet e 8 qershorit kanë një standard më të avancuar në krahasim, me zgjedhjet komunale të vitit 2013.

Derisa, parregulluesit e evidentuara sipas tij, kanë qenë të vogla dhe nuk kanë dëmtuar imazhin e zgjedhjeve.

“Ajo çka duhet të vlerësohet në këtë proces është pjesëmarrja e serbëve për herë të parë në procesin zgjedhor parlamentarë që ka qenë një pjesëmarrje e kënaqshme. Si brengë shqetësuese ka qenë pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhje në krahasim me zgjedhjet e vitit 2010 ka një rënie nga 42 për qind në 46 për qind”, thekson Kryeziu.

Sa i përket deklaratës së Demokracia në Veprim e dhënë gjatë ditës së zgjedhjeve se në dy apo më shumë qendra votimi në Skenderaj kishte pasur mbushje të kutive me fletë votime apo votim të shumëfishtë, Kryeziu thekson se për këto raste kanë pasur raporte nga vëzhguesit në ato qendra votimi.

“Ne kemi pasur raporte për mbushje të kutive apo votim të shumëfishët gjatë ditës së zgjedhjeve së paku në dy qendra. Prokuroria është duke u marrë në mënyrë intensive sa jemi në të informuar me gjithë këta persona që janë të përfshirë në këtë proces”
, bënë të ditur Kryeziu.

E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Laura Pula, prokurore në Kryeprokurorinë e Shtetit, thotë se për këto lëndë janë duke vazhduar hetimet, por që deri më tani askush nga të intervistuarit nuk ka konfirmuar mbushjen e kutive.

“Janë intervistuar 76 komisioner dhe jemi në vazhdim të hetimeve duke i intervistuar edhe vëzhguesit të cilët kanë raportuar për një gjë të tillë. Në do të vazhdojmë pistën e hetimeve do të intervistojmë edhe vëzhguesit e Demokracia në Veprim edhe vëzhguesit tjerë të cilët kanë qenë prezent në momentin kur supozohet apo pretendohet se ka pasur mbushje te kutive”, tregon Pula.

Në anën tjetër, Nenad Maksimoviq nga Qendra për paqe dhe tolerancë, thekson se procesi zgjedhor në mjediset me shumicë serbe në jug të lumit Ibër, ka kaluar jashtëzakonisht qetë.

Sipas tij, në krahasim me zgjedhjet e kaluara, kur, siç ka thënë ai, ka pasur interesa të mëdha e sidomos interesat financiare, kësaj herë fituesi i zgjedhjeve, theksoi ai, ka qenë i njohur qysh para zgjedhjeve.

“Ka pasur shumë pak parregullsi, të imta, në kutitë në jug të lumit Ibër. Një nga çështjet ishte qasja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me dokumentet me të cilat ka qenë e mundur të votohet. Në disa komuna, jo vetëm në Shtërpcë, por edhe Rahovec dhe në disa vendvotime tjera, përfaqësuesit e KQZ nuk u kanë lejuar qytetarëve të votojnë me letërnjoftime serbe, ndërkohë që në disa komuna ky ka qenë princip. Kështu që ne pamë një konfuzion të vogël, të cilin e ka shkaktuar KQZ-ja. Por, për çdo rast, kjo nuk ka ndikuar në mënyrë thelbësore në daljen e votuesve”, theksoi Mmaksimoviq.

Peronave me nevoja të veçanta nga rezultatet preliminare të monitorimit të zgjedhjeve nga Koalicioni Demokracia në Veprim vlerësohet se nuk iu janë krijuar kushte të mira për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Drejtor i Hendikos-it, Afrim Maliqi thekson se qasja në vend votime për persona me nevoja të veçanta ka qenë e vështirësuar.

“Qasja apo vendndodhja e qendrës së votimit në 261 vendvotime prej 467 kanë dalë pjesërisht të qasshme kurse 201 vendvotime kanë qenë jo të qasshme gjë që e bënë numrin e personave më aftësi të kufizuar të vogël në pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. [po ashtu ën shumicën e qendrave të votimit nuk ka pasur udhëzues për persona të verbër ka munguar shabllonët e alfabetit të Brait”, tregon Maliqi.
  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi - Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG