Ndërlidhjet

Ashton i telefonon Thaçit për zgjedhjet


Hashim Thaçi dhe Catherine Ashton, (Arkiv)

Hashim Thaçi dhe Catherine Ashton, (Arkiv)

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton e ka përgëzuar kryeministrin në largim, Hashim Thaçi gjatë një bisede telefonike që e ka pasur me këtë të fundit, për zgjedhjet e 8 qershorit.

Ashton ka thënë se procesi ishte demokratik, ndërsa atë e ka vlerësuar si hap tejët të rëndësishëm të Kosovës në rrugën për integrim në Bashkimin Evropian.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të qeverisë kosovare.

“Znj.Ashton ka ofruar gjithë mbështetjen për Kosovën që procesi zgjedhor deri në fund të ecë në mënyrë demokratike deri në certifikimin e rezultateve përfundimtare. Ajo po ashtu ka thënë se pret që qeveria e re që do të formohet të mbetet e përkushtuar në punën e saj për forcimin e sundimit të ligjit, vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe perspektiven evropiane”, thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG