Ndërlidhjet

E detyrojnë elefantin të mbaj dietë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Mirëmbajtësit e një kopshti zoologjik në Houston të SHBA-ve e kanë futur në dietë dhe po e nxisin të bëj ushtrime një elefant shtatëzënë aziatik me emrin, Tess.

Qëllimi i kësaj është që elefanti në fjalë të humbas 228 kg. brenda një viti kur edhe duhet të lind.

“Një pjesë e arsyes pse ne e bëjmë këtë tash është që të fitojmë në kohë. Kur ajo (elefanti) t’i afrohet kohës për të lindur, do të lëviz më pak dhe do të jetë më pak aktive”, ka thënë Daryl Hoffman, përgjegjës për gjitarët e mëdhenj në kopshtin zoologjik të Houstonit.
XS
SM
MD
LG