Ndërlidhjet

SHBA e dënojnë sulmin në Mosul


Jen Psaki, Washington, (ARKIV)
Jen Psaki, Washington, (ARKIV)
Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar të martën marrjen peng të qytetit irakian të Mosulit nga kryengritësit islamik sunitë dhe ka thënë se përkrah një “përgjigje të fuqishme dhe të kordinuar për të zbrapsur agresionin”.

SHBA-të kanë ofruar asistencën e tyre për Irakun për këtë rast.

“SHBA-të janë thellësisht të shqetësuara rreth ngjarjeve që kanë ndodhur në Mosul gjatë 48 orëve të fundit ku elemente të Shtetit Islamit të Irakut kanë marr nën kontroll pjesë të rëndësishme të këtij qyteti. Situata mbetet jashtëzakonisht serioze", ka thënë zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Jen Psaki.
XS
SM
MD
LG