Ndërlidhjet

Serbi: Vuçiq në Berlin, temë bisede edhe Kosova


Aleksandar Vuçiq
Aleksandar Vuçiq
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të qëndroj në Berlin me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, me ç’rast pritet të bisedohet për reformat e vonuara, normalizimin e ngadalshëm të raporteve me Kosovën, dhe pozitën e paqartë të Beogradit lidhur me Ukrainën.

Zoti Vuçiq ka këmbëngulur se për në Berlin udhëton që të orfoj miqësi, që nuk ka ndodhur gjithmonë ndërmjet Gjermanisë dhe Serbisë, raporton DPA.

“Ne themi diçka pa u turpëruar që Serbia nuk ka ditur ta thotë përpara...Serbia dëshiron të jetë aleate e besueshme e Gjermanisë”, tha Vuçiq në Beograd para se të nisej për vizitë.
XS
SM
MD
LG