Ndërlidhjet

Brazil: Presidentja e mbrojti Kupën Botërore në fuboll


Dilma Rousseff

Dilma Rousseff

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, ka thënë se vendi i saj është i gatshëm për Kupën Botërore në futboll, megjithë rritjen e çmimeve, vonesave ndërtimore dhe protestave.

Gjatë një fjalimi në televizion, presidentja Rousseff pranoi se organizimi i kampionatit ishte i vështirë, por ajo theksoi se 12 stadiumet janë të gatshme dhe i porositi dashamirët e jashtëm të futbollit se Brazili i mirëpret ata “duarhapur”.

Mëtutje, ajo ka theksuar se megjithë problemet, brazilianët duhet ta mbështesin kombëtaren e vet, derisa ajo përgatitet për takimin e nesërm të hapjes së kampionatit.

Presidentja Rousseff i ka kundërshtuar kritikët se janë shpenzuar 11,5 miliardë dollarë për Kupën Botërore.

Duke iu përgjigjur akuzave për korrupsion, ajo tha se të gjitha shpenzimet po analizohen dhe të gjithë ata që eventualisht janë përgjegjës për keqpërdorim, do të ndëshkohen.
XS
SM
MD
LG