Ndërlidhjet

Moskë: Lavrov dhe Zannier bisedojnë për krizën në Ukrainë


Sergei Lavrov (djathtas) dhe Lamerto Zannier gjatë një takimi të mëparshëm në Moskë
Sergei Lavrov (djathtas) dhe Lamerto Zannier gjatë një takimi të mëparshëm në Moskë
Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pritet që gjatë ditës së sotme në Moskë të bisedoj me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Lamberto Zannier, lidhur me mundësinë e uljes së tensioneve në Ukrainë.

Në një deklaratë të mbrëmëshme para gazetarëve, Lavrov tha se do ta ftoj Zannierin për ta vizituar qytetin jugperëndimor, Rostov-mbi-Don, në Rusi, për tu takuar me refugjatët, që po largohen nga dhuna në Ukrainë.

Sipas zotit Lavror, në rajonin rus Rostov, janë afro 30 mijë refugjatë nga Ukraina.

Këto komente të Lavrovit u bënë pas një takimi joformal të tij lidhur me krizën në Ukrainë, me ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Polonisë, në qytetin Shën Petersburg në Rusi.

Pritet që sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, do t’i vizoj rajonet lindore Luhansk dhe Donjeck, ku forcat e sigurisë së Ukrianës kanë luftuar kundër grupeve të armatosura të separatistëve prorusë.
XS
SM
MD
LG