Ndërlidhjet

Evropë: Taksistët protestojnë kundër kompanisë amerikane


Ilustrim
Ilustrim
Taksistët në gjithë Evropën planifikojnë bllokimin e rrugëve gjatë ditës së sotme.

Taksistët në Londër, Berlin, Paris, e qytete të tjera, do të marrin pjesë në këtë protestë.

Ata e kundërshtojnë kompaninë amerikane të taksive, Uber, dhe shërbimet e tjera të ngjashme të taksive.

Kompania Uber me seli në San Francisko të Shteteve të Bashkuara, u lejon klientëve që të regjistrohen dhe të paguajnë për shërbimet e taksive, në një aplikacion në telefonat e tyre të mençur.

Taksistët ankohen se kompanitë siç është Uber e kanë një avantazh jokorrekt meqë nuk i respektojnë rregullat ose nuk paguajnë çmim për liçencë.
XS
SM
MD
LG