Ndërlidhjet

Thaçi: Mandatar i qeverisë së ardhshme është PDK


Hashim dhe Lumnije Thaçi duke votuar në Prishtinë

Hashim dhe Lumnije Thaçi duke votuar në Prishtinë

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se “mandatar i qeverisë së ardhshme është partia fituese e zgjedhjeve dhe koalicioni parazgjedhor prej Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit për Mision të Ri”.

Mëtutje, në komentet e tij në rrjetin Facebook, zoti Thaçi vlerësoi se zgjedhjet e 8 qershorit kaluan si më të mirat e pasluftës.

Këto komente u bënë pasi dje, tri partitë opozitare, LDK, AAK dhe Nisma për Kosovën, e nënshkruan një marrëveshje për formimin eventual të qeverisë së ardhshme të Kosovës, ndërsa sipas saj, kryeministër i ardhshëm do të ishte lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
XS
SM
MD
LG