Ndërlidhjet

logo-print

Forcat iraniane kanë hedhur predha në Pakistan


Pamje nga Baluçistani në Pakistan

Pamje nga Baluçistani në Pakistan

Raportohet se forcat e Iranit kanë hedhur predha brenda territorit të Pakistanit.

Zyrtarët në provincën Baluçistan në Pakistan u thanë mediave lokale se incidenti ka ndodhur mbrëmë.

Nuk është raportuar për viktima eventuale.

Një zyrtar i rojes kufitare të Pakistanit ka deklaruar se forcat pakistaneze janë përgjigjur me predha në drejtim të territorit iranian.

Nga zyrtarët iranianë nuk ka pasur komente lidhur me incidentin.

Ky incident i raportuar ka ndodhur disa ditë pasi 23 myslimanë shiitë nga Irani janë vrarë në provincën Baluçistan.

Të vrarët ishin pelegrinë dhe ishin sulmuar nga katër persona të armatosur në një hotel në qytetin Tuftan, afër kufirit me Iranin.
XS
SM
MD
LG