Ndërlidhjet

Protestë e dhunshme anti-britanike në Dushanbe


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Policia e Taxhikistanit ka arrestuar 12 protestues që ishin mbledhur para Ambasadës së Britanisë në kryeqytetin e këtij shteti, Dushanbe.

Protestuesit kanë gjuajtur me gurë në drejtim të ambasadës.

Disa media kanë raportuar se protestuesit gjithashtu kanë thyer kamerat e sigurisë të ambasadës dhe janë përleshur me personelin e sigurisë.

Protesta, megjithatë nuk ishte e ndaluar nga autoritetet e qytetit.

Shefi i policisë së Dushanbeut, Said Jurahonov i ka thënë Radios Evroopa e Lirë, se qëllimi i protestës nuk është i ditur, ndërsa të arrestuarit janë dërguar në stacion policor të qarkut.

Zyrtarë të ambasadës e kanë konfirmuar incidentin, por nuk kanë pranuar ta komentojnë atë.

Ndërkohë, mediat në Taxhikistan raportojnë se aktivistë ndoshta kanë protestuar pasi ambasadori britanik , Robin Ord-Smith e ka vizituar rajonin e dhunshëm lindor të Gorno Badakshan.
XS
SM
MD
LG