Ndërlidhjet

Rusia i jep edhe pak kohë për gazin Ukrainës


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Gjiganti rus, Gazprom i ka dhënë Ukrainës edhe një javë kohë para se të fillojë të kërkojë parapagesat për gazin.

Shefi i Gazpromit, Aleksei Miller, ka thënë se afati i fundit do të shtyhet deri më 16 qershor.

Komentet e Millerit janë bërë pasi ai ka përmendur takimet shume intensive që po ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, e ka quajtur “kurth rus” kërkesën e Moskës që të rris çmimin e gazit për 100 dollarë.

“Nëse gazi është mall, ashtu siç është në të gjithë botën, ateherë atë duhet tregtuar në bazë të një kontrate dhe jo nëse Rusisë i pëlqen apo jo qeveria e Ukrainës”, ka thënë kryeministri ukrainas.

Pas rrëzimit nga pushteti të presidentit ukrainas, Viktor Janukoviç, në muajin shkurt, Rusia e ka rritur çmimin e gazit për Ukrainën më shumë se dyfish krahasuar me çmimin e mëparshëm.

Çmimi i mëparshëm ishte 268 dollarë për 1 mijë kub metër, ndërsa tani Moska kërkon 485 dollarë për të njejtën sasi.
XS
SM
MD
LG