Ndërlidhjet

logo-print

NASA teston ‘diskun fluturues’


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Agjencia amerikane e hapsires, po përgatitet që ta lansojë “diskun fluturues” në atmosferën e tokës për të testuar teknologjinë që mund të përdoret për të aterruar në planetin, Mars.

Me dekada, NASA është varur nga e njejta parashutë e dizajnuar që të ngadalsojë anijen kozmike pasi anijet hyjnë në atmosferën e Marsit.

Por tash NASA ka nevojë për një parashutë më të madhe dhe më të fuqishme nëse dëshiron që të zbres objekte më të rënda dhe astronautët.

Të mërkurën, nëse e lejon edhe koha, një balonë që e mban automjetin në formë disku pritet të lëshohet nga Hawai.

Më pas, automjeti do e ndez motorrin raketor të saj dhe të ngjitet për 54 km.

Disku do të fryj më pas një tub për të ngadalësuar zbritjen poshtë nga shpejtësia supersonike dhe do të shpalos një parashutë për ulje mbi ujin.
XS
SM
MD
LG