Ndërlidhjet

Serbia të balancojë lidhjet mes perëndimit dhe lindjes


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Serbia duhet të krijojë një balansim të lidhjeve të saj në mes të perëndimit dhe lindjes, ka thënë presidenti bellorus, Aleksandr Lukashenka, pak para vizitës së tij në Beograd.

Në një intervistë që është botuar në mediat serbe, Lukashenka ka thënë se ndonëse Serbia është e rrethuar nga vendet anëtare të BE-së, vendi gjithashti mund të ndërtojë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Bellorusinë.

Ai ka shtuar se Beogradi duhet të gjejë mënyrën e duhur të veprimit që nuk do të zhgënjente as perëndimin e as lindjen.

Lukashenka ka thënë se ai gjithashtu sheh progres në marrëdhëniet e Miskut me BE-në.

Sipas tij, vendet e BE-së e kanë kuptuar se një Ukrainë dhe Bellorusi më stabile janë më të mira se sa lufta.

Aleksandr Lukashenka fillon vizitën dy ditore më 11 qershor.

Ai pritet të takohet me presidentin serb, Tomislav Nikoliq krahas zyrtarëve të tjerë.
XS
SM
MD
LG