Ndërlidhjet

Mosul: Dyshohet për kidnapimin e diplomatëve turq


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Raportohet se militantë të Al Kaidës e kanë marr nën kontroll Konsullatën turke në qytetin verior irakian të Mosulit dhe kanë kidnapuar pjesëtarë të misionit diplomatik të këtij shteti.

Agjencia franceze e lajmeve, AFP, e ka cituar një zyrtar të policisë irakiane i cili ka thënë se kryengritësit e “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit” e kanë kidnapuar konsullin turk dhe 24 pjesëtarë të gardës së tij dhe asistentët.

Grupi xhihadistë e ka marr nën kontroll Mosulin dhe shumicën e krahinës së Ninevehut më 10 qershor pas disa ditësh të luftimeve.

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit vlerëson se gjysëm milioni njerëz janë larguar nga qyteti pasi ka rënë në duart e militantëve.

Ministri irakian i punëve të jashtme, Hoshyar Zebari, ka thënë se Bagdadi po bashkëpunon me forcat kurde të Peshmergas në veri me qëllimin që t’i largojnë militantët nga Mosuli.
XS
SM
MD
LG