Ndërlidhjet

Rusia fajëson Ukrainën për diskutimet për gazin


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Ukraina është duke i çuar diskutimet për gazin në një rrugë qorre duke kërkuar lirime të mëdha të çmimit.

Putin ka thënë se e ka udhëzuar kryeministrin rus, Dmitry Medvedev që të formalizojë vendimin për uljen e çmimit për 100 dollarë për 1 mijë metër kub gaz për Kievin, duke e ulur çmimin nga 485 dollarë në 385 dollarë.

Mirëpo Putini ka thënë se Kievi duket se kërkon zbritje më të madhe të çmimit, ndërsa ka paralajmëruar që nëse Ukraina e refuzon ofertën e Moskës, Rusia do të kalojë në një nivel tjetër të marrëdhënieve me Kievin.

Gjiganti rus i gazit, “Gazprom” i ka dhënë afat Ukrainës edhe një javë para se të fillojë të kërkojë parapagesën për gazin.

Shefi i kompanisë shtetërore ruse, Aleksei Miller, e ka shtyer afatin e fundit për këtë deri më 16 qershor.

Komentet e Millerit janë bërë pasi diskutimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian i ka quajtur shumë intensive.
XS
SM
MD
LG