Ndërlidhjet

Merkel e pret me nderime ushtarake Vuçiqin


Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq (Arkiv)
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq (Arkiv)
Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka pritur sot me nderime ushtarake në Berlin, shefin e qeverisë serbe, Aleksander Vuçiq.

Më herët është thënë se gjatë një dreke pune, Merkel dhe Vuçiq do të bisedojnë për tema bilaterale si dhe çështje ekonomike dhe evropiane.

Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe situata në rajon me theks të veçantë dëmet e shkaktuara nga vërshimet që e goditën muajin e kaluar Serbinë dhe Bosnjen e Hercegovinën.

Kryeministri serb, më vonë do të takohet edhe me ministrin e jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
XS
SM
MD
LG