Ndërlidhjet

Zyrtarët kërkojnë lirimin e profesorëve dhe studentëve


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Zyrtarë të Afganistanit kanë thënë se janë duke bërë përpjekje që të sigurojnë lirimin e profesorëve dhe studentëve të Universitetit të Kandaharit që janë marr peng më 10 qershor.

Persona të panjohur dhe të armatosur e kanë sulmuar një autobus që udhëtonte prej Kandaharit drejt Kabulit me rreth 37 profesorë dhe së paku 8 studentë në të.

Studentët dhe profesorët janë pjesë e Universitetit shtetëror të Kandaharit.

Autobusi raportohet se u sulmua në krahinën e Gaznit, rreth 150 km larg Kabulit.

Një prej profesorëve që ishte i plagosur është dërguar për trajtim në spital.

I njejti i ka thënë Radios Evropa e Lirë se persona me fytyra të mbulura i kanë detyruar të gjithë të dalin jashtë autobusit, ndërsa nga vendi i ngjarjes i kanë larguar me automjete të tjera.

Një zyrtar afgan i ka thënë REL-it se studentët dhe profesorët janë ndarë në grupe dhe janë dërguar në zona të ndryshme të krahinës së Gaznit.

Deri më tash, askush nuk e ka marr përgjegjësinë për incidentin.
XS
SM
MD
LG