Ndërlidhjet

Merkel, pritje konkrete prej Serbisë


Berlin, 11 qershor 2012.

Berlin, 11 qershor 2012.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se vendi i saj ka pritje konkrete prej Serbisë gjatë negociatave me Bashkimin Evropian, sa i përket sundimit të ligjit, çështjes së Kosovës dhe çështjeve ekonomike.

“Bashkëpunimi i Gjermanisë varet nga transparenca dhe stabiliteti i situatës në aspektin ligjor”, ka thënë Merkel.

Ajo i ka bëtë këto komente pas takimit në Berlin me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky i fundit ka thënë se do të japë gjithçka nga vetja që të bëhet partner i besueshëm i Gjermanisë.

“Shpresoj që qyetatarët e Serbisë, në të ardhmen, do të ndjehen krenarë këtu dhe gjithkund në botë, njëjtë siç ndjehëm unë sot në Berlin”, ka thënë Vuçiq në konferencën me gazetarë.
XS
SM
MD
LG