Ndërlidhjet

LIU merr përgjegjësinë për sulmin në Karaçi


Militantë të Lëvizjes Islamike të Uzbekistanit

Militantë të Lëvizjes Islamike të Uzbekistanit

Lëvizja Islamike e Uzbekistanit (LIU) ka marrë përgjegjësinë për sulmin e kësaj jave në aeroportin e Karaçit në Pakistan.

Kjo lëvizje ka thënë se dhjetë luftëtarë të saj janë bërë “martirë” gjatë sulmit, i cili ka vrarë 27 persona.

“Ky operacion i martirizimit është kryer në shenjë hakmarrjeje për bombardimet e ushtrisë pakistaneze”, thuhet në deklaratë.

Lëvizja Islamike e Uzbekistanit, e cila është aktive në Afganistan dhe Pakistan, është e listuar nga Departamenti amerikan i Shtetit si organizatë terroriste.

Një zëdhënës i talibanëve pakistanezë ka thënë se sulmi ka qenë operacion i përbashkët i tyre dhe Lëvizjes Islamike të Uzbekistanit.
XS
SM
MD
LG