Ndërlidhjet

Taksitë evropianë në protestë


Ilustrim
Ilustrim
Shoferët e taksive në qytetet më të mëdha evropiane, përfshirë Parisin dhe Londrën, kanë bllokuar sot rrugët në shenjë proteste.

Ata kanë protestuar kundër kompanisë amerikane Uber dhe shërbimeve të ngjashme me të.

Uber, me seli në San Francisko, u mundëson konsumatorëve të paguajnë taksinë duke përdorur një aplikacion në smartfonët e tyre.

Uber po ashtu ofron një tjetër aplikacion për shoferët për të llogaritur koston e udhëtimit.

Shoferët ankohen se kompanitë si Uber kanë një avantazh të padrejtë, duke mos pasur nevojë të veprojnë me rregullat ose të paguajnë tarifat e licencës.
XS
SM
MD
LG