Ndërlidhjet

Brazili, gati për Kupën e Botës


Ilustrim

Ilustrim

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, ka thënë se vendi i saj është gati, në dhe jashtë fushës, për Kampionatin Botëror të Futbollit, i cili nis nesër.

Në një adresim televiziv, ajo ka thënë se “pesimistët” janë mposhtur nga vendosmëria e popullit brazilian.

Ajo ka hedhur poshtë kritikat për shpenzime enorme, duke thënë se turneu do të lërë një trashëgimi të qëndrueshme të infrastrukturës.

Brazili ka kaluar një vit të protestave kundër qeverisjes dhe shpenzimeve për Kupën e Botës.
XS
SM
MD
LG