Ndërlidhjet

Jahjaga: 12 Qershori, dita që hapi kapitullin e ri


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë një deklaratë me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Paqes.

Në deklaratën që e transmeton Presidenca, pos tjerash, thuhet:

“Sot shënojmë 15-vjetorin e ditës më të rëndësishme të historisë më të re për Kosovën, ditën kur përfundimisht iu dha fund shtypjes, dhunës dhe gjenocidit dhe ditën kur u hap një kapitull i ri për popullin e Kosovës, një epokë e zhvillimit dhe përparimit për vendin dhe dinjitetit e barazisë ndërmjet qytetarëve, pa dallim”.

”Në këtë ditë, me respekt të thellë kujtojmë të gjithë ata që bënë sakrificën sublime që ne sot të jemi të lirë dhe të pavarur, të gjitha gjeneratat që punuan për lirinë e vendit, që kulmoi me luftën e popullit për çlirim nën udhëheqjen e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Jahjagës.
XS
SM
MD
LG