Ndërlidhjet

Hagel mbron shkëmbimin e të burgosurve


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, i ka thënë një Komiteti të Kongresit se Shtetet e Bashkuara është dashur të veprojnë shpejt për të siguruar lirimin e rreshterit Bowe Bergdahl, i cili është mbajtur rob për pesë vjet nga talibanët në Afganistan.

Hagel ka mbrojtur shkëmbimin e Bergdahlit me pesë të burgosur talibanë para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura.

Ai po ashtu ka thënë se administrata ka vepruar ligjërisht në lirimin e pesë talibanëve afganë nga burgu ushtarak në Guantanamo.

Ligjvënësit nga të dyja partitë kanë thënë se administrata ka shkelur ligjin duke mos i informuar ata 30 ditë pëpara lirimit të talibanëve.

“Ne do të bënim punë më të mirë sikur t’ju informonim, por ka qenë një situatë e jashtëzakonshme”, ka thënë Hagel.
XS
SM
MD
LG