Ndërlidhjet

Ban kërkon solidarizim me Irakun


Mosul-11qershor 2014
Mosul-11qershor 2014
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki moon, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të tregoj solidarizim me Irakun pasi rebelët suniit kanë kryer një ofensivë në këtë vend.

Më 11 qershor, luftëtaret e “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit” kanë marr nën kontroll Tikritin, një ditë pasi e morrën qytetin e Mosulit.

Në Mosul, rebelët kanë kidnapuar edhe 80 qytetarë turq.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritet të takohet pasditën e 20 qershorit për të diskutuar krizën në Irak.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se situata e sigurisë ka dal jashtë kontrollit gjatë 24 orëve të fundit.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki ka thënë se pritet që SHBA-të t’i ofrojnë ndihmë të re Irakut për të luftuar kryengritësit por nuk ka pranuar të tregojë se për çfarë ndihme bëhet fjalë.

Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë se Vashingtoni po e shqyrton mundësinë e përdorimit të aeroplanëve pa ekuipazh në Irak, por ky është një vendim që nuk është marr ende.
XS
SM
MD
LG