Ndërlidhjet

Lideri tatar, akuza Moskës për politikë sovjetike


Mustafa Dzhemilev, duke dhënë intervistë për Radion Evropa e Lirë, në Pragë
Mustafa Dzhemilev, duke dhënë intervistë për Radion Evropa e Lirë, në Pragë
Lideri tatar i Krimesë, Mustafa Dzhemilev ka thënë se pas aneksimit të gadishullit nga Rusia, Moska është duke u mbështetur në “politikën e vjetër sovjetike të ndarjes së tatarëve të Krimesë”.

Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë në Pragë, Dzhemilev ka thënë se pas përpjekjeve të dështuara për të bindur trupin suprem të përfaqësuesve të tatarëve të Krimesë për bashkëpunim, tash “ka shenja që ‘Mejlis-i’ (trupi suprem i tatarëve në Krime) do të mbyllet dhe do të ndalohet” në të gjithë gadishullin.

Ai gjithashtu ka thënë se aneksimi që i ka bërë Moska Krimesë dëmton “interesat bazike të Rusisë dhe popullit rus” dhe se është “rrugë drejt katastrofës, izolimit dhe humbjes së respektit” për këtë shtet.

Dzhemilev, një disident i kohës sovjetike, e ka kundërshtuar fuqishëm aneksimin e Krimesë nga Rusia në muajin mars.
XS
SM
MD
LG