Ndërlidhjet

‘Alibaba’ futet në tregun amerikan


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Kompania më e madhe kineze për tregti në internet, po paraqitet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara.

Alibaba po e lanson ‘11Main.com’, një treg ‘online’ që shërben si një lloj vitrine për biznese të vogla të shitjeve me pakicë.

Më i madh se ‘Amazon’ dhe ‘eBay’ së bashku, Alibaba nuk ka qenë i pranishëm në tregun amerikan deri më tash.

Alibaba është bërë ‘pazari’ më i madh botëror në internet ndërsa tani po planifikon që të hyjë edhe në bursen amerikane.

Analistët thonë se oferta fillestare publike që është planifikuar për këtë vit mund të arrij deri në 20 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG