Ndërlidhjet

Arrestohet nga policia amerikane pasi e gjuante hënën


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një përdorues i mariuanës është arrestuar në Arizona të SHBA-ve pasi gjuante me armë zjarri në drejtim të hënës dhe për përleshje me policinë.

Oficerët policorë ishin thirrur nga e dashura e tij për ta mbajtur atë nën kontroll, kanë njoftuar autoritetet të mërkurën.

Policia kishte shkuar në shtëpinë e personit në fjalë në Prescott Valley, rreth 137 km në veri të Phoenix-it, ku një femër iu tregon që partneri i saj ka shtënë në ajër disa herë pasi i kishte thënë asaj dhe djalit të tyre adoleshent se kishte parë kometën ‘Halley’.
XS
SM
MD
LG