Ndërlidhjet

Kazakistan: OSBE e takon liderin e burgosur opozitar


Aliya Turusbekova me bashkëshortin e saj, Vladimir Kozlov. Almati, 2005

Aliya Turusbekova me bashkëshortin e saj, Vladimir Kozlov. Almati, 2005

Një e deleguar e OSBE-së për të drejtat e njeriut është takuar me liderin opozitat kazak, Vladimir Kozlov, i cili mbahet i burgosur në këtë shtet.

OSBE-ja, përmes një deklarate ka thënë se Isabel Santos, udhëheqësja e Komitet për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Çështje Humanitare në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, është takuar me Kozlovin në një koloni penale në afërsi të Almatit.

Santos më parë është takuar me zyrtarë kazakë dhe iu ka thënë atyre se Kazakistani duhet në tërësi t’i përmbahet përkushtimeve që i ka ndaj të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe të implementojë reforma politike.

Kozlov, që e udhëheqë partinë e paregjistruar, “Alga” (Përpara), është dënuar më 7 vjet e gjysmë në burg në tetor të vitit 2012 me akizën për përpjekjen e heqjes nga pushteti të qeverisë.

Grupe të të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore kanë shprehur përkrahjen e tyre për pretendimet e Kozlovit se rasti i tij ka për qëllim heshtjen e opozitës.
XS
SM
MD
LG