Ndërlidhjet

Barroso e viziton Tbilisin


President i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso (ARKIV)
President i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso (ARKIV)
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso pritet ta vizitojë Gjeorgjinë më 12 qershor, që është edhe vizita e tij e parë në Gjeorgji.

Në Tbilisi, ai pritet të mbajë takime me presidentin e këtij shtetit, Giorgi Margvelashvili dhe kryeministrin, Irakli Garibashvili.

Barroso e ka filluar një tur katër ditor në këtë rajon, duke e nisur me vizitën në Moldova më 11 qershor.

Ai e përfundon këtë turne me vizitën që do e bëj në Azerbaixhan.

Zyra e Barrosos ka thënë se vizita në Moldavi dhe Gjeorgji pritet ta nënvizojë përkrahjen e BE-së për këto shtete para nënshkrimit të Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim si dhe marrëveshjen për Zonën e Tregtisë së Lirë më 27 qershor.

Barroso do t’i drejtohet edhe një konference për investimet e BE-së në Tbilisi.
XS
SM
MD
LG