Ndërlidhjet

S’ka çasje në ‘Google’ prej Taxhikistanit


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Shfrytëzuesit e internetit në Taxhikistan raportojnë se nuk kanë çasje në shërbimet e ‘Google’, duke përfshirë edhe shërbimin e emailit, nga dita e sotme.

Asomudin Atoev, udhëheqësi i Asociacionit të Taxhikistanit për kompanitë që ofrojnë internt, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ‘Google’ duket se është bllokuar nga shumica e ofruesit e internetit në këtë shtet.

Kjo ka ndodhur dy ditë pasi një video e postuar në “youTube” është bllokuar.

Më 11 qershor, Dunja Mijatoviq, përfaqësuesja e OSBE-së për liri të mediave iu ka kërkuar autoriteteve taxhike që ta rikthejnë çasjen në ‘YouTube’.
XS
SM
MD
LG