Ndërlidhjet

logo-print

Edhe një padi kundër Navalnyt


Aktivisti opozitar rus, Aleksei Navalny (ARKIV)

Aktivisti opozitar rus, Aleksei Navalny (ARKIV)

Zëvendës krytari i Moskës ka thënë se ai e ka dorëzuar një padi për shpifje kundër kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

Maksim Liksutov, iu ka thënë reporterëve në Moskë se shkrimet e Navalnyt që botohet në internet rreth dyshimeve se ai ka biznese në hije në Qipro janë “gënjeshtra që dëmtojnë dinjitetin dhe nderin e tij”.

Navalny është momentalisht në arrest shtëpi derisa ai dhe i vëllai po hetohen me dyshimin se kanë vjedhur dhe pastruar para në vlerë prej 756 mijë dollarëve nga kompania franceze, “Yves Rocher”.

Navalny mohon çfarëdo akuze të tillë, duke thënë se rasti kundër tij dhe të vëllait janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG