Ndërlidhjet

Gjykimi i protestuesve turq, i motivuar politikisht


Një protestues shkelmohet nga, Yusuf Yerkel,këshilltar i kryeministrit turk advisor, Rexhep Tayyip Erdogan, 14 maj, 2014
Një protestues shkelmohet nga, Yusuf Yerkel,këshilltar i kryeministrit turk advisor, Rexhep Tayyip Erdogan, 14 maj, 2014
Organizata që merret me të drejtat e njeriut, “Amnesty International”, e ka quajtur gjykimin e 26 protestuesve anti-qeveritar në Turqi si “proces teatral”.

Aktivistët, procesi gjyqësor kundër të cilëve do të filloj më 12 qershor në Stamboll akuzohen se kanë udhëhequr protesta të dhunshme në qershor të vitit të kaluar.

Andreë Gardner, hulumtues në “Amnesty International”, për Turqinë ka thënë se “nuk asnjë dëshmi” për krimet e supozuara dhe se procesi është “hakmarrës” dhe i “motivuar politikisht”.

Aktivistët, që përfshinë mjekë, arkitektë dhe inxhinierë, përballen me akuza që përfshinë shkelje të rendit publik, organizimin e protestave ilegale përmes mediave sociale dhe fillimin e një sindikate krimi.

Nëse shpallen fajtor, ata mund të përballen deri më 29 vjet në burg.

Ngjarjet e vitit të kaluar filluan si protestë për mbrojtje të ambientit në Stamboll, por më pas ajo u kthye në një demonstratë kombëtare kundër regjimit të kryeministrit, Rexhep Tayyip Erdogan.

Së paku tetë njerëz e kanë humbur jetën në protesta dhe rreth 8 mijë të tjerë janë lënduar.
XS
SM
MD
LG