Ndërlidhjet

Vuçiq: S’ka kushte të reja nga Gjermania


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fund të vizitës dyditore në Berlin, ka thënë se nuk ka kushte të reja nga Gjermania.

“Absoulutisht asnjë kusht i ri, pos që të punojmë në reformat ekonomike, të respektojmë obligimet që kemi marrë, të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën, por këto janë gjëra që nënkuptohen”, ka thënë Vuçiq për gazetarët.

Vuçiq ka takuar të mërkurën kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila ka thënë se vendi i saj ka pritje konkrete prej Serbisë gjatë negociatave me Bashkimin Evropian, sa i përket sundimit të ligjit, çështjes së Kosovës dhe çështjeve ekonomike.
XS
SM
MD
LG