Ndërlidhjet

logo-print

Wilhelm: Dialogu ka nxjerrë Serbinë nga izolimi


Ilustrim

Ilustrim

Nisja e dialogut me Kosovën në vitin 2012 ka nxjerrë Serbinë nga izolimi në të cilin ka qenë, ka thënë për mediat serbe ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Heinz Wilhelm.

Ai ka thënë se çështja e Kosovës është pjesë thelbësore e bisedimeve të anëtarësimit midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian.

“Pa zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit nuk do të hapet kapitulli 35”, ka thënë Wilhelm.

Kapitulli 35 i kushtohet ekskluzivisht normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori gjerman ka thënë se çështje të hapura mbeten ende formimi i Asocicacionit të komunave serbe dhe gjyqësori.
XS
SM
MD
LG