Ndërlidhjet

Lavrov: Kievi të ndalojë operacionin ushtarak


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergel Lavrov, ka thënë se Qeveria e Ukrainës duhet të ndalojë operacionin e saj ushtarak dhe të bie dakord për armëpushim me separatistët në lindje të vendit.

Lavrov i ka bërë këto komente gjatë një bisede telefonike me Serkretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

Ndërkohë, presidenti i ri i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se do të ishte i gatshëm të mbajë bisedime me kundërshtarët në lindje, nëse separatistët pro-rusë, të cilët udhëheqin kryengritjen, dorëzojnë armët.

Poroshenko po ashtu ka folur në telefon me nënpresidentin e SHBA-së, Joe Biden, i cili ka thënë se Moska duhet ta njohë Poroshenkon si president legjitim të Ukrainës, të ndalojë mbështetjen për separatistët pro-rusë dhe të ndalojë kalimin e armëve përtej kufirit.
XS
SM
MD
LG