Ndërlidhjet

Lavrov: S’ka përparim në zgjidhjen e krizës në Ukrainë


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Rusia thotë se është gjithnjë e më e shqetësuar për mungesën e përparimit në përpjekjet për të ndalur dhunën në lindje të Ukrainës.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka bërë thirrje për hetimin e menjëhershëm të përdorimit të dyshuar të “armëve joselektive”, të tilla si bombat djegëse, nga ushtria e Ukrainës.

Lavrov po ashtu ka thënë se Moska, tash për tash, nuk është duke shqyrtuar dërgimin e paqeruajtësve në Ukrainë, duke thënë se situata “nuk ka shkuar aq larg”.

Ai ka thënë se Rusia do t’i paraqesë Këshillit të Sigurimit të OKB-së një draft-rezolutë për situatën në Ukrainë, e cila i bën thirrje Qeverisë së Ukrainës që të fillojë zbatimin e planit të OSBE-së për zgjidhjen e krizës.
XS
SM
MD
LG