Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa: Partitë opozitare fituan 2/3 e votave


Isa Mustafa

Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka falënderuar qytetarët për sjelljen gjatë procesit zgjedhor dhe për votat e tyre.

Në profilin e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se partitë opozitare kanë marrë rreth dy të tretat e votave, që nuk u takojnë minoriteteve.

Koalicionin paszgjedhor të LDK-së me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partinë Nisma, ai e ka cilësuar si alternativë tjetër të qeverisjes.

“Kam besim të madh se marrëveshja LDK, AAK dhe Nisma, si dhe vazhdimi i kontakteve aktive me VV-në është në të mirë të vendit”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
XS
SM
MD
LG