Ndërlidhjet

Recesioni ka rritur numrin e vetëvrasjeve


Ilustrim
Ilustrim
Kriza ekonomike në Evropë dhe në Amerikën Veriore ka çuar në më shumë 10,000 vetëvrasje shtesë, thonë hulumtuesit në Mbretërinë e Bashkuar.

Studimi, i publikuar në British Journal of Psychiatry, tregon se “vetëvrasjet janë rritur dukshëm”.

Studimi nga Universiteti i Oksfordit dhe nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër ka analizuar të dhënat nga 24 vende të Bashkimit Evropian, nga SHBA-ja dhe Kanadaja.

Sa i përket Evropës, studimi thotë se vetëvrasjet deri në vitin 2007 kanë qenë në rënie, por nga viti 2009 ka pasur rritje për 6.5 për qind, një nivel që ka qëndruar deri më 2011.
XS
SM
MD
LG