Ndërlidhjet

logo-print

BE emëron të dërguarin për Kaukazin Jugor


Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Bashkimi Evropian ka emëruar diplomatin gjerman, Herbet Salber, si të dërguar special të BE-së në Kaukazin Jugor.

Përgjegjësia e tij është që të monitorojë zbatimin e marrëveshjes, e cila i ka dhënë fund pushtimit të Gjeorgjisë nga Rusia, më 2008.

Emërimi i Salberit është propozuar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, dhe është miratuar nga shtetet anëtare të BE-së.

Emërimi i tij duhet të miratohet përfundimisht nga Këshilli Evropian.
XS
SM
MD
LG