Ndërlidhjet

Kim kritikon shërbimin e motit


Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka kritikuar shërbimin e motit në vendin e tij për “shumë parashikime të pasakta”.

Kim i ka bërë thirrje agjencisë meteorologjike që të përmirësojë punën e saj, ndonëse ka pranuar se ajo ka nevojë për pajisje moderne.

Ky është një pranim i rrallë i Koresë së Veriut për teknologjinë e vjetëruar që ka.

Kim po ashtu ka thënë se parashikimet e sakta janë thelbësore për “jetët dhe pronat” e njerëzve nga fatkeqësitë që shkakton “fenomeni jonormal klimatik”.
XS
SM
MD
LG