Ndërlidhjet

logo-print

Poroshenko proteston ndaj tankeve ruse


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka folur në telefon me presidentin rus, Vladimir Putin, për të protestuar hyrjen e tre tankeve ruse dhe të automjeteve të tjera ushtarake nga Rusia në zonat lindore të Ukrainës.

Poroshenko ka thënë se një veprim i tillë është i papranueshëm.

Në një tjetër zhvillim, Rusia ka paraqitur një draft-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për krizën në Ukrainë.

Sipas ambasadorit rus në OKB, dokumenti bën thirrje për fundin e dhunës dhe zbatimin e një plani të paqes, të krijuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE.
XS
SM
MD
LG