Ndërlidhjet

Senatorët: Çdo opsion për Irakun


Militantë në Irak

Militantë në Irak

Në një seancë dëgjimore, senatorët amerikanë kanë hezituar të flasin për aksione specifike për të ndaluar dhunën në Irak, por kanë thënë se të gjitha opsionet duhet të shqyrtohen.

Madje, as republikanët si John McCain, Lindsey Graham dhe James Inhofe, nuk kanë bërë thirrje për sulme ajrore.

“Dua të dëgjoj nga presidenti. Unë nuk jam komandant i forcave ushtarake. Jam lodhur duke i thënë se çfarë duhet të bëjë”, ka thënë Graham.

McCain ka thënë se presidenti “duhet të heqë qafe” të gjithë ekipin e tij të sigurisë dhe të sjellë gjeneralin David Petraeus dhe ata që “kanë fituar konfliktin në Irak”.

Militantët e lidhur me Al Kaidën kanë marrë këtë javë kontrollin e disa qyteteve kryesore në Irak.
XS
SM
MD
LG