Ndërlidhjet

Bergdahl kthehet në SHBA


Bowe Bergdahl para se të kapej nga talibanët në Afganistan.
Bowe Bergdahl para se të kapej nga talibanët në Afganistan.
Ushtari amerikan, i cili është mbajtur rob nga talibanët në Afganistan për pesë vjet, do të kthehet sot në Shtetet e Bashkuara.

Bowe Bergdahl është liruar nga talibanët më 31 maj, në shkëmbim të lirimit të pesë talibanëve afganë nga burgu në Guantanamo.

Në javët pas lirimit, ai ka qëndruar në një spital ushtarak në Gjermani.

Lirimi i tij ka shkaktuar kaos politik, sepse administrata Obama nuk e ka njoftuar Kongresin para se të bëjë shkëmbimin.

Disa ushtarë që kanë shërbyer me Bergdahlin e akuzojnë atë për dezertim.

Bergdahl ka qenë i vendosur në lindje të Afganistani kur është zhdukur në qershor të vitit 2009.
XS
SM
MD
LG