Ndërlidhjet

SHBA akuzon një rumun për “hakerizëm”


Ilustrim
Ilustrim
Një shtetas rumun është paditur në Shtetet e Bashkuara nën akuzat se ka vjedhur të dhëna nga email-et dhe mediat sociale dhe se i ka postuar ato.

Marcel Lazar Lehel, ish-shofer taksie, ndodhet tashmë në një burg të Rumanisë, pasi, javën e kaluar është dënuar me shtatë vjet burgim për krime kibernetike kundër shtetasve rumunë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Drejtësisë, Peter Carr, nuk ka pranuar të bëjë komente kur është pyetuar nëse Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë ekstradimin Lazarit në SHBA.
XS
SM
MD
LG