Ndërlidhjet

logo-print

Kerry kërkon lirimin e së krishterës sudaneze


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka kritikuar Sudanin për dënimin e një gruaje të krishterë për shkak të heqjes dorë nga Islami.

Kerry u ka bërë thirrje autoriteteve në Kartuum që ta lejojnë gruan që të ribashkohet me familjen e saj dhe të shfuqizojnë ligjet që ndalojnë myslimanët nga konvertimi.

Meriam Yahia Ibrahim Ishag, e cila ka lindur nga një baba mysliman, është dënuar me vdekje më 15 maj, në bazë të Ligjit të Sheriatit, i cili është në fuqi qysh në vitin 1983.

Ishag është martuar me një të krishterë nga Sudani Jugor dhe ka dy fëmijë.
XS
SM
MD
LG