Ndërlidhjet

Plagoset aktori Harrison Ford


Harrison Ford - foto arkivi
Harrison Ford - foto arkivi
Aktori i Hollivudit, Harrison Ford, i cili do të luajë në serinë e fundit të filmit Star Wars, është plagosur.

Ford, 71 vjeç, është dërguar në spital pasi nyja e tij e këmbës është goditur nga dera e garazhës në Studiot Pinewood, pranë Londrës.

Ford, i njohur sidomos për rolin e tij në filmin Indiana Jones, po trajtohet në Oksford.

Deri më tash, ai ka luajtur në tre filma të Star Wars.
XS
SM
MD
LG