Ndërlidhjet

Koreja J. zëvendëson 7 ministra


Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-Hye.
Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-Hye.
Presidentja e Koresë së Jugut ka zëvendësuar shtatë ministra të kabinetit, në një orvatje të dukshme për të rifituar besimin e publikut në administratën e saj, pas përmbytjes tragjike të një anijeje në muajin prill.

Presidentja Park Geun-hye është përballur me kritika të ashpra për trajtimin e tragjedisë, në të cilën kanë humbur jetën 304 njerëz.

Ajo tashmë ka emëruar kryeministër të ri dhe ka zëvendësuar ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e inteligjencës.

Popullariteti i Parkut ka rënë që nga fundosja e anijes, por partia e saj konservatore nuk ka pësuar humbje të madhe në zgjedhjet lokale këtë muaj.
XS
SM
MD
LG