Ndërlidhjet

Bashkimi Evropian ka zgjatur mandatin e misionit të tij për sundim të ligjit dhe drejtësi në Kosovë edhe për dy vjet, përkatësisht deri në qershor të vitit 2016.

Në deklaratën e tyre, qeveritë evropiane kanë thënë se EULEX-i do të nisë të zvogëlojë funksionet ekzekutive në sektorin e drejtësisë, duke theksuar se prokurorët nuk planifikojnë të marrin raste të reja.

Po ashtu është thënë se madhësia e misionit do të reduktohet për të pasqyruar ndryshimin e aktivitetit të tij.
XS
SM
MD
LG