Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria ukrainase, ofensivë në Mariupol


Mariupol - foto arkivi

Mariupol - foto arkivi

Raportet nga Ukraina thonë se forcat qeveritare kanë rrethuar Mariupolin, qytetin e kontrolluar nga rebelët.

Ministri i Brendshëm, Arsen Avakov, ka shkruar në Facebook se trupat e Ukrainës kanë nisur sulmet mëngjesin e sotëm.

Forcat rebele kanë thënë se luftimet janë duke vazhduar dhe se pesë separatistë janë vrarë.

Avakov po ashtu ka thënë se bastionet rebele janë rikthyer dhe se pozicionet e snajpersitëve janë shkatërruar.

Ai ka thënë se dy ushtarë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG